Kuvendi mblidhet sot për krizën në Telekom

Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mblidhet sot në seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me gjendjen në Telekomin e Kosovës dhe masat që i ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës në zbatimin e Rezolutës lidhur me gjendjen financiare në Telekom dhe Postën e Kosovës.

Kjo mbahet sipas kërkesës së 40 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Telekomi është kompani me rëndësi ekonomike, strategjike dhe të sigurisë kombëtare.

VV dhe LDK konsiderojnë se sot si pasojë e kontratës me Z-Mobile, Telekomi i Kosovës i rrezikohet ekzistenca.

“Kjo kontratë është përcjell me parregullsi që nga nënshkrimi. Dëmi ekonomik i shkaktuar vlerësohet në mbi 200 milionë euro”, thuhet në kërkesën e VV-së dhe LDK-së.

(Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)