Zgjedhja e Anëtarëve të OShP-së më 30 Mars

Avdi Konjuhi u zgjodh sot anëtar i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për një mandat 5-vjeçar. Për të votuan 49 deputetë, ndërsa kundërkandidati i tij, Ismet Hasani, mori 18 vota.

Në votim morën pjesë 72 deputetë, ndërsa 5 fletëvotime u shpallën të pavlefshme.

Zgjedhja e një anëtari për Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale ishte e paraparë në pikën 10 të rendit të ditës të seancës së sotme.

Pas këtij votimi, deputetët shkuan në pauzë deri në ora 15:00.

13:02

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës u vendos që më 30 mars, në ora 11:00, të mbahet seancë plenare për emërimin e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).

12:52

Kuvendi i Kosovës me 63 vota për, 2 kundër dhe 2 abstenime vendosi që sot të caktohet një seancë e re për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

12:42

Në rendin e ditës të Kuvendit të Kosovës është shtuar edhe një pikë, ajo për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës.

Futjen e kësaj pike në rendin e ditës të seancës së sotme me shmangie të Rregullores së Kuvendit e kërkoi Komisioni për Legjislacion.

11:15

Tërmkolli propozimin e bëri në pjesën e kohës ku deputetët ngrenë shqetësime të tyre dhe të zgjedhësve.

Ajo kërkoi që vitin e ardhshëm në përvjetorin e 18 të nisjes së bombardimeve një memorial për këtë ndërhyrje të jetë në Prishtinë

10:35

Kuvendi nis me fjalët e Isa Mustafës për viktimat e Brukselit dhe me një minutë heshtje për to.

“Në emër të qeverisë së republikës shfrytëzoj këtë rast të shprehim keqardhjen tonë për viktimat, do të jemi pjesë e aleancës globale kundër terrorizmit dhe radikalizmit,” tha Mustafa.

mustafa

Mustafa u bëri thirrje atyre kosovarëve që po luftojnë në Siri që ta lënë atë luftë.

“Ftoj qytetarët tanë që janë pjesë e fronteve të luftës, të dalin nga to dhe të jenë të vetëdijshëm për damet qe i shkaktojnë viktimave, vetes dhe vendit tonë. Qytetarët tanë këtu janë të sigurt, por kërkoj bashkëpunim të qytetarëve,” tha Mustafa.

 

Pastaj u mbajt minita e heshtjes për viktimat e Brukselit e kërkuar nga Kadri Veseli.

heshtja

10:15

Fillon seanca e Kuvendit të Kosovës

Secili prej tyre po kontrollohet, edhe pse jo me rigorozitet si kur në seanca merrte pjesë dhe aktivizonte gaz opozita.

duda

10:15

Pasi qëndroi për një kohë në sallën e Kuvendit, deputetja e “Vetëvendosjes” Puhie Demaku e lëshoi atë.

Demaku i tha KALLXO.com se ishte në Kuvend për çështje administrative me ftesë të sekretarit të Kuvendit.

“E kreva obligimin tim administrativ dhe po dal. Përndryshe unë qëndroj prapa subjektit tim opozitar,” tha Demaku.

09:51

Deputetja e “Vetëvendosjes” Puhie Demaku ka hyrë në sallën e Kuvendit.

Edhe deputetët e pozitës kanë nisur të hyjnë në sallën e Kuvendit.

deputetet

Aty arriti ministri i Financave Avdullah Hoti.

hoti

09:31

Në seancën e sotme të Kuvendit në rend të ditës janë 10 pika.

Pas kohës së përcaktuar për ngritjen e problemeve të ndryshme, pyetjeve parlamentare dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Kuvendi përsëri e ka në rend dite zgjedhjen e kryesuesit dhe një anëtari të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Në seancën e kaluar më 15 mars edhe pse ishte vetëm kjo pikë e rendit të ditës propozimet e emrave të Blerim Dinës për kryesues të Bordit të OShP-së dhe anëtares së tij Vjollca Shala-Kurtishajt nuk kaluan në Kuvend, pasi për votuan vetëm 43 deputetë.

http://kallxo.com/pak-minuta-kuvend/

Këta emra përsëri i janë dërguar Kuvendit për votim nga qeveria.

Kuvendi do të shqyrtojë sot mes tjerash për së dyti Projektligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe do ta diskutojë raportin e punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2014.

Sot do të shqyrtohet në lexim të parë edhe Projektligji për Mbrojtjen nga Zhurma, ndërsa do të diskutohet edhe për zbatimin e Ligjit për Hoçën e Madhe dhe Qendrën Historike të Prizrenit.

Edhe kjo seancë pritet të mbahet pa opozitën, pas tërheqjes së saj nga punimet e Kuvendit më 10 mars.