Kuvendi mblidhet nesër për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë  seancë plenare nesër (e enjte).

Seanca, sipas njoftimit të Kuvendit, është thirrur të nisë  në orën 10:00.

Kjo mbledhje ka në rend të ditës 7 pika, ku mes të tjerash janë edhe shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë dhe Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

Në anën tjetër, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet në seancën e sotme plenare.

Pas rreth një ore e gjysmë pauzë, Kuvendi nuk arriti që t’i mbledh deputetët që formohet kuorumi.

Nënkryetarja e Kuvendit, Aida Derguti njoftoi së në mungesë të deputetëve seanca shtyhet deri pas mbledhjes së Kryesisë.

Ky është rendi i ditës i seancës së nesërme:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës të ish-regjimit shtetëror serb në Kosovë,
  4. Formimi i Komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë,
  5. Vendimi për ndërtimin e Muzeut të Gjenocidit, tek ish – Fabrika e tjegullave,
  6. Vendim për ndërtimin e Memorialit të dëbimit, tek Stacioni hekurudhor i Prishtinës,
  7. Caktimi i Ditës së Gjenocidit.