Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi mblidhet sot me një grumbull pikash nga seancat e kaluara

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot vazhdim të seancës.

Në njoftimin e Kuvendit, thuhet se seanca është thirrur për në orën 10:00.

Në këtë seancë, janë paraparë të shqyrtohen një grumbull pikash që nuk kanë përfunduar në seancat e mëparshme, përfshirë ato të datave, 30 janar dhe 8 shkurt 2019.

Ky është rendi i ditës i vazhdimit të seancës:

  1. Pikat e papërfunduara nga seancat e mëparshme:
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
  3. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99,
  13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  14. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
  15. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  16. Votimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
  17. Votimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
  18. Votimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,
  19. Votimi i Raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,
  20. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  21. Shkarkimi i një (1) anëtari të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  22. Zgjedhja e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
  23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  24. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  25. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  26. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
  27. Emërimi i anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,
  28. Emërimi i Kryesuesit dhe të një (1) anëtari të Bordit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  29. Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  30. Votimi për Formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
  31. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2019,
  32. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së,
  33. Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (2) dy anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës.
  34. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur me 30 janar 2019:
  35. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Protokollin Shtesë 5 të Marrëveshjes për Amendimin dhe Aderimin në Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore,
  36. Votimi i Vendimit të Presidentit të Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,
  37. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.
  38. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
  39. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mos liberalizim të vizave.
  40. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  41. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  42. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
  43. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,
  44. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,
  45. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  46. Votimi në parim i Projektligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar,
  47. Votimi në parim i Projektligjit për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës,
  48. Votimi në parim i Projektligjit për pastërtinë e figurës së zyrtarëve të lartë në institucionet publike dhe të të zgjedhurve.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca jashtëzakonshme, mbajtur më 8 shkurt 2019:

  1. Votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.