Kuvendi hap dyert për mërgimtaret

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli hapur dyert e Kuvendit për bashkatdhetarët  jetojnë diasporë. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka thënë se liria e Kosovës mbanë vulën e kontributit të mërgimtareve tanë.

“Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në diasporë. Sot, e nisa ditën e punës, duke takuar shumë prej tyre. Gjithmonë është kënaqësi takimi e bashkëbisedimi me njerëzit tanë që jetojnë e punojnë në diasporë. Liria e Kosovës, shteti ynë i pavarur dhe sovran, ekonomia jonë familjare e nacionale, e mbajnë vulën e kontributit të tyre të jashtëzakonshëm. Diaspora jonë është leksioni më i mirë se çfarë mrekullie mund të bëjë dashuria për atdheun”, ka shkruar Veseli në ‘Facebook’.