Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët me 24 dhe 25 korrik

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se do t’i hap dyert për vizita nga bashkatdhetarët edhe këtë vit.

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se me 24 dhe 25 korrik dyert do të hapen dhe të gjithë ata që duan ta vizitojnë Kuvendin, mund ta bëjnë këtë.

“Të mërkurën dhe të enjten, përkatësisht më 24 dhe 25 korrik 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional, “Bashkatdhetarët në Kuvend” dhe hap dyert për të gjithë bashkatdhetarët”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.

“Të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës dhe të takohen me deputetë, janë të mirëpritur dhe ftohen t’i bashkëngjiten këtij aktiviteti”, thuhet tutje në komunikatë.

3 vite më parë, një mërgimtar ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak se e kishte shqyer fotografinë e ish presidentit Ibrahim Rugova që është e vendosur në holl të Kuvendit.

https://kallxo.com/mergimtari-shqyen-fotografine-e-presidentit-rugova/