Kuvendi i Kosovës, FOTO: KALLXO.com

Kuvendi dështon të miratojë deklaratë kundër BIA-s

Kuvendi i Kosovës ka dështuar ta votojë një deklaratë dënuese për ndalimin e deputetit Slobodan Petroviq nga ana e autoriteteve serbe.

Derisa në sallë janë 61 deputetë, për të kanë votuar vetëm 60 deputetë.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe kryetari i Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq ishte ndaluar nga xhandarmëria serbe në pikën kufitare të Merdares.

Në lidhje me ndalimin e tij, ka reaguar Partia Liberale Serbe, e cila thotë se Petroviq u ndalua nga BIA serbe.

“Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, pas dhënies së dokumentit, i tha Petroviqit se duhet të presë ardhjen e pjesëtarëve të Agjencisë së Sigurisë. Pas më shumë se dy orë pritje dhe arritjes së pjesëtarëve të BIA-s, atij iu tha se duhet të presë deri në një përgjigje nga Beogradit për arsyet e ndalesës së tij”, tha Partia Liberale Serbe.

https://kallxo.com/deputeti-i-kuvendit-te-kosoves-sllobodan-petroviq-u-mor-ne-pyetje-nga-bia/