Kuvendi Bllokohet Edhe pa Opozitën
15.12.2015 - 00:08
Kur ora kishte kaluar mesnatën, një numër i madh i deputetëve të koalicionit qeveritar dhe komuniteteve pakicë ishin larguar pas pauzës së fundit dhe nuk ishin kthyer në vazhdimin e seancës.
Me 53 deputetë të pranishëm, Kuvendi nuk mundi t’i votojë tetë anëtarët e Bordit të AKP-së.
Në një situatë të tillë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e shtyu seancën për të enjten, menjëherë pasi Presidentja Atifete Jahjaga ta japë fjalimin e saj vjetor para deputetëve.