Ekaterina Trendafilova - Foto: KALLXO.com

‘Kushdo që Kërcënon Dëshmitarët do të Përballet me Gjyq’

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, paralajmëroi se secili që do të kërcënojë të akuzuarit e kësaj Gjykate do të përballet me akuza.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Trendafilova foli edhe rreth çështjes së dëshmitarëve që do të dëshmojnë për rastet që do të trajtohen nga Dhomat e Specializuara.

“Kushdo që vendos që të kërcënojë dëshmitarët apo të japë mitë, prokurori është i obliguar që të fillojë hetime. Kështu që, personi mund të përballet edhe me akuza për shkelje të administrimit të drejtësisë”, tha kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në këtë konferencë për shtyp, Trendafilova tha se Gjykata Speciale nuk do të ndjekë organizata apo entitete por individë.

http://kallxo.com/trendafilova-gjykata-speciale-ndjek-individet-e-jo-organizatat/

Po ashtu, ajo theksoi se ende nuk ka aktakuzë.

http://kallxo.com/trendafilova-ende-nuk-ka-aktakuza/

KALLXO.com është duke e transmetuar LIVE këtë konferencë të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, për të cilën kjo është vizita e parë që kur ka marrë këtë pozitë.