Kush sa fitoi në zgjedhjet europiane?

Dje u mbajt edhe dita e fundit e zgjedhjeve tre-ditore për parlamentin evropian ku votuan më shumë se 400 milionë qytetarë të BE me të drejtën e tyre për të votuar përfaqësuesit e tyre në këtë institucion. Pjesëmarrja e votuesëve ishte më e lartë krahasuar me zgjedhjet parlamentare të BE në vitin 2014.

Sipas rezultateve të para të publikuara shumicën parlamentare të Bashkimit Evropian akoma e përbëjnë partitë PPE (EPP) me 178 vende të fituara pasuar nga socialdemokratët me 152 vende. Të dyja kanë shënuar rënie nga zgjedhjet e vitit 2014. Liberalët kanë shënuar një rritje duke siguruar 101 vende dhe të gjelbrit 67. Konservatorët kanë siguruar 60 vende, ndërsa e nacionalistët e ekstremit të djathtë dhe popullistët së bashku kanë 108 vende në Parlamentin Evropian.

Vendet tjera ndahen në mes të të majtëve dhe të tjerëve përfshirë edhe të pavarurit.

Sipas të dhënave të fundit, pjesëmarrja në votim ishte 51% që është pjesëmarrja më e lartë në dy dekadat e fundit.

Nga partitë që patën rritje, aleanca euroskeptike LEGA (ENF) e zëvendëskryeministrit italian, Matteo Salvini, ka 58 vende në PE por duke mos arritur të bëhet një prej partive dominuese në Parlament. Salvini bashkë me kolegët e tij do të udhëheqin grupin e katërt më të madh në Parlament. Aleanca liberale ALDE gjithashtu fitoi 107, kryesisht në sajë të lëvizjes En Marche të Emmanuel Macron, për të dalë si grupi i tretë shumicë me ulëse në parlamentin evropian me gjithë faktin se kjo lëvizje pësoi humbje në Francë përballë partisë së euroskeptikes Le Pen.

Aleanca e partive të  gjelbra përfunduan në vendin e dytë dhe të tretë në vendet si Gjermania, Franca, Finlanda dhe Luksemburgu. Megjithatë, kjo aleancë nuk ka fituar vende në Evropën Jugore dhe Lindore.

Aleanca e partive të gjelbra ka marrë një total prej 70 mandateve në Parlamentin Evropian.

Partitë euroskeptike kishin paraqitjen e tyre më të mirë në Hungari, ku partia Fidesz e kryeministrit aktual hungarez, Viktor Orban, mori shumicën e votave në nivel kombëtar.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Partia Brexit e euroskpetikut Nigel Farage, e cila kërkon që vendi të dalë nga BE me ose pa marrëveshje, mori vendin e parë në nivel kombëtar, duke arritur afërsisht një të tretën e votave të hedhura. Por kjo fitore u kundërbalancua nga partitë pro-mbetjes në BE, më së shumti nga Liberal Demokratët, të cilët duket se janë në vendin e dytë me rreth një të pestën e votave.

Partia National Rally e euroskeptikes Marie Le Pen doli fituese në Francë mirëpo kjo parti humbi mbështetjen në krahasim me zgjedhjet parlamentare të vitit 2014 dhe pavarësisht faktit se renditej si partia e dyte në zgjedhjet presidenciale franceze të vitit 2017.

Në total, partitë euroskeptike mund të përfundojnë me 235 vende në Parlamentin Evropian.

Dje, për zgjedhjet parlamentare në Bashkimin Evropian, u votua në Kroaci, Gjermani, Francë, Austri, Poloni, Suedi, Finlandë, Danimarkë, Bullgari, Rumani, Itali, Slloveni, Greqi, Maltë, Belgjikë, Luksemburg, Spanjë, Portugali, Estoni, Lituani dhe Hungari. Zgjedhjet evropiane u mbajtën të enjten në Holandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar, të premten, votuan irlandezët dhe çekët, dhe të shtunën çekët (ditën e dytë), letonezët, maltezët dhe sllovakët.

Përgatiti: Nuhi Shala