Kush nga demokratët do ta sfidojë Trumpin për President të ardhshëm të ShBA-së

Më 26 dhe 27 qershor ka filluar debati i madh presidencial në SHBA, ku 20 kandidatë nga Partia Demokratike synojnë t’i japin fund udhëheqjes së Presidentit republikan Donald Trump.

Nata e parë e debatit me 26 qershor doli të jetë mjaft e zjarrtë dhe dominua nga senatorja Elizabeth Warren, një ligjvënëse përparimtare nga shteti verilindor Massachusetts, e cila sipas anketave kombëtare, i është afruar mjaftueshëm favoritit demokrat, kandidati tjetër, ish zëvendës presidentit, Joe Biden.

Ajo ka vënë fokusin e saj në luftën për të siguruar kujdes shëndetësor të denjë, një proces që Obama e kishte nisur dhe Trump e kishte shfuqizuar.

Warren mbështet një sistem shëndetësor të drejtuar nga qeveria që do t’u jepte fund sigurimeve shëndetësore private. Disa kandidatë demokratë dhe shumica e republikanëve, përfshirë presidentin Trump, i kundërvihen një ndryshimi të tillë, duke e cilësuar të kushtueshëm dhe të gabuar për vendin.

Nata e dytë e debatit, me 27 qershor, u karakterizua nga kandidatja Kamala Harris e cila ishte dominuese përballë rivalëve të e saj demokratë, e në ë veçanti duke u përballur me pretendentin kryesor për të fituar garën nga kampi demokrat, Joe Biden.

Në një performancë shpërthyese, Kamalla Harris, vajza e një babai të zi nga Xhamajka dhe një nënë indiane, ishte në qendër të disa shkëmbimeve të nxehta në mesin e kandidatëve demokratë të cilët do ta sfidojnë presidentin republikan Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2020.

Ndërsa kandidatët e tjerë bënë thirrje për ndryshime në politikat e emigracionit, duke ngritur shumë kundërshtime ndaj mënyrës së si presidenti Trump ka trajtuar problemin e emigracionit në SHBA.

Sipas NBC News, nata e dytë e debatit të parë presidencial në radhët e demokratëve  tërhoqi 18.1 milion shikues televiziv përmes tre rrjeteve televizive amerikane, një audiencë rekorde ndonjëherë në garën për president nga fronti demokrat.

Po ashtu, një numër prej 9 milionë njerëz të tjerë e kishin përcjellë debatin nëpërmjet rrjetit online.

Rekordi i të gjitha kohërave në lidhje me debatet për zgjedhjen e Presidentit të SHBA-së akoma mbahet nga republikanët të cilët në gushtin e vitit 2015 kishin pasur një audiencë prej 24 milionë shikuesish gjatë paraqitjes së parë të presidentit aktual Donald Trump në rrjetin televiziv Fox News Channel.

Rekordi i mëparshëm për një debat nga radhët e kandidatëve demokratë ishte 15.8 milionë shikues, i vendosur në tetor të vitit 2015.

Kandidatët presidencialë nga radhët e demokratëve për zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2020 janë  Michael Bennet, Joe Biden,  Cory Booker, Pete Buttigieg, Julian Castro, Bill de Blasio, John Delaney, Tulsi Gabbard,  Kirsten Gillibrand, Kamala Harris, John Hickenlooper, Jay Inslee, Amy Klobuchar,  Beto O’rourke,  Tim Ryan, Bernie Sanders, Eric Swalwell, Elizabeth Warren, Marianne Williamson  dhe Andrew Yang

Debatet e dyta presidenciale nga kampi demokratik do të mbahen me 30–31 Korrik 2019.