PDK në Prizren - Foto: Facebook
Kush e përbën kryesinë e re të PDK-së në Prizren?
Kur kanë kaluar 3 muaj prej kur në krye të PDK-së në Prizren erdhi Shaqir Totaj, tashmë ky subjekt politik ka zgjedhur edhe kryesinë e përbërë nga 22 anëtarë tjerë.
Nënkryetar i Degës së PDK-së në Prizren është zgjedhur Kujtim Gashi, aktualisht Ministër i Ministrisë për Kulturë Rini dhe Sport.
Dy nënkryetarët tjerë përveç Kujtim Gashit janë Sylejman Nishori, dhe Laura Gigolli.
Anëtarë tjerë të zgjedhur në Kryesinë e PDK-së janë edhe Visar Islamaj Sekretar i përgjithshëm, Samir Hoxha Sekretar organizativ, Çelë Lamaj Sekretar elektoral.
Një anëtarë i kryesisë së PDK-së do të mban pozitën e sekretarit për Vlera të Luftës, e ai është Nehat Elshani.
Fahrije Bytyqi është përzgjedhur Sekretare për barazi gjinore, ndërsa edhe disa pozita janë ndarë si në vijim : Evren Fusha Sekretar për media dhe rrjete sociale, asambleisti aktual Getoar Besimi do të jetë Zëdhënës i degës e këtë pozitë do ta ndajë bashkë me Adelina Beqiri-Minci si Zëdhënëse e degës.
Adrit Krasniqi do të jetë anëtar i kryesisë së kësaj partie në Prizren, i cili njëherit është edhe kryetar i Rinisë Demokratike të Kosovës.
Anëtarët tjerë që janë pjesë e kryesisë janë: Islam Ukaj, Luljeta Veselaj-Gutaj, Afrim Avdaj, Dafina Bllaca, Afrim Kala, Kastriot Krasniqi, Edona Turtulla-Rada, Durak Thaçi, Pjetër Përlazri , dhe Skender Elshani.