Mimoza Kusari - Lila- Alternativa

Kusari Lila ftoi deputetët të bëhen pjesë e grupit joformal për çështje mjedisore

Deputetja nga Alternativa Mimoza Kusari Lila, ka treguar se disa deputet të Kuvendit të Kosovës i janë bashkuar grupit të të gjelbërve me qëllim që të reflektojnë në çështjet mjedisore.

“Themelimi i grupit synon të përfshij deputetët që besojnë në proces që është i domosdoshëm për ngritjen e masave, mbikëqyrjen e legjislacionit dhe në veçanti ndikimin në drafligjet e reja që vijnë në Kuvendin e Kosovës në aspektin e reflektimit të çështjeve mjedisore”, tha Lila.

Në këtë muaj sipas saj do të ketë aktivitete nga ky grup.

“Emrat e deputetëve themelues të grupit janë Armend Zemaj LDK, Sala Berisha Shaja PDK, Saranda Bogujevci LVV, Dardan Sejdiu PSD, Muharrem Nitaj AAK, Veton Berisha Nisma, Alberti Kinolli 6+ dhe Mimoza Kusari Lila nga Alternativa deputete e pavarur”, tha ajo.

Sipas Kusari Lila me 6 prill do të mbahet takimi i parë konstituiv i këtij grupi.