Mimoza Kusari- Lila, kryetare e Komunës së Gjakovës

Kusari-Lila Flet për Aktakuzën ndaj Elida Bejtullahut

Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari-Lila tha se Prokuroria në Gjakovë nuk e ka informuar për ngritjen e aktakuzës ndaj Elida Bejtullahut.

Mimoza Kusari-Lila tha për KALLXO.com se për këtë aktakuzë u informua nga vetë Bejtullahu, ushtruesja e detyrës së drejtores së Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Mjedisit.

“Unë nuk e kam parë aktakuzën dhe sot dëgjova në mëngjes nga ushtruesja e detyrës në raport me aktakuzën e ngritur ndaj saj,” tha Kusari-Lila.

Ajo foli edhe për Hasan Berishën, personin të cilit Drejtoria e Urbanizmit ia refuzoi lejen e ndërtimit, ndërsa për këtë arsye pastaj u ngrit aktakuza.

“Prokuroria i raporton një individi i cili manipulon dhe vazhdon të manipulojë me prona, një individi I cili nuk është i Komunës së Gjakovës por që kërkon me çdo kusht që ekzekutivi t’i bëhet atij vegël për vazhdimin e pasurimit, ndërtimit e të tjera,” tha Kusari-Lila.

Hasan Berisha kur foli për KALLXO.com rreth refuzimit të lejes së ndërtimit të një objekti banesor në pronën e tij, tha se nuk po lejohet të ndërtojë ngase më herët e denoncoi korrupsionin në Gjakovë.

http://kallxo.com/denoncuesit-te-korrupsionit-refuzohet-ndertimi/

Mimoza Kusari-Lila u ankua se zyrtarët komunalë të Gjakovës po ftohen shumë shpesh në Prokurorinë Themelore në Gjakovë.

Zyrtari në kabinetin komunal të Gjakovës Ali Tafarshiku më 23 nëntor deklaroi për KALLXO.com se derisa merrej në pyetje nga prokurori Ali Uka për një çështje, u fye nga kolegu i Ukës Ali Selimaj, gjithashtu prokuror.

http://kallxo.com/zyrtari-gjakoves-ankohet-ne-prokurorin-selimaj/

KALLXO.com shkroi për ngritjen e aktakuzës ndaj Elida Bejtullahut.

http://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-ngre-aktakuze-ndaj-elida-bejtullahut/