Kurti: Sistemi i Drejtësisë Hallkë e ‘Zajednicës’

Sot është seanca në të cilën të akuzuarve dhe avokatëve të tyre u mundësohet kundërshtimi i aktakuzës.

Kurti, Haxhiu, Topalli e Kadaj-Bujupi akuzohen nga prokuroria për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Kurti u shoqërua sot në mëngjes nga tre zyrtarë të Policisë së Kosovës drejt gjykatës.

http://kallxo.com/aktakuze-ndaj-kater-deputeteve-te-opozites/

Rasti i tyre lidhet me aktivizimin e gazit lotsjellës nëpër seancat e kaluara të Kuvendit të Kosovës.

Në fillim të seancës Hedije Ademi, avokatja sipas detyrës zyrtare e Albin Kurtit, tregoi se e ka dorëzuar me shkrim kundërshtimin e aktakuzës, ndërsa i mbetet besnike atij kundërshtimi.

Pastaj Albin Kurti tha se avokatja Hedije Ademi nuk e përfaqëson atë. Edhe Kurti tha se qëndron prapa kundërshtimit të aktakuzës.

“Për bindjen time policia, prokuroria, gjyqësia janë hallka të ‘Zajednicës’ në Kosovë,” tha Kurti.

Donika Kadaj-Bujupi u dha të drejtë veprimeve opozitare.

http://kallxo.com/policia-e-dergon-albin-kurtin-ne-gjykate/

“Ne e mbrojtëm kushtetutën me veprimet tona dhe kjo u konfirmua edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kjo konfirmon se ne asnjëherë nuk kemi qenë në konflikt me ligjin,” tha Kadaj-Bujupi.

Albulena Haxhiu nuk u deklarua fare.

Opozita vitin e kaluar kërkonte tërheqjen e nënshkrimit të qeverisë nga marrëveshjet për asociacionin dhe demarkacionin të nënshkruara më 25 e 26 gusht të 2015-ës, ndërsa sivjet kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhjeve të lira, pasi Gjykata Kushtetuese më 23 dhjetor 2015 konstatoi se parimet e marrëveshjes për asociacionin nuk janë plotësisht në pajtim me frymën e kushtetutës.

Opozita po mundohet ta pengojë edhe punën e Kuvendit me hedhjen e gazit lotsjellës. Kjo ndodhi edhe në seancën e së premtes së kaluar.

http://kallxo.com/serish-gaz-lotsjelles-ne-kuvendin-e-kosoves/