Deputeti Albin Kurti - Foto: Facebook

Kurti për mediat boshnjake: Asociacioni Serbi brenda Kosovës

Në një intervistë për portalin vijesti.ba, Albin Kurti e vlerësoi asociacionin një Serbi brenda Kosovës.

Ai deklaroi se zyrtarët e Asociacionit të Komunave Serbe do të lidhen me Moskën.

“Nëse Bashkësia e komunave serbe formohet në Kosovë, kryetari dhe nënkryetari i saj do të vëjnë marrëdhënie direkte me Putinin. Dhe, kjo do të jetë një Serbi brenda Kosovës”, tha Kurti.

Ai konstatoi se Serbia përmend ndarjen e Koosvës si zgjidhje, por tha se ky shtet angazhohet për diçka tjetër.

“Në Kosovë thonë që duan zgjidhje të përhershme, si një lloj ndarjeje të Kosovës, por ata në fakt e duan Bashkësinë e komunave serbe si një thelb i nje republike serbe në të ardhmen”, tha Kurti.

Kurti tha se liderët që drejtojnë institucionet kosovare kosovare kanë ndryshuar që nga koha e luftës.

“Janë shumë të fortë ndaj popullit shqiptar, si shqiponja, ndërsa ndaj Vuçiq-it dhe bashkësisë ndërkombëtare janë si zogj pule dhe ky është problemi që e kemi”, deklaroi Kurti.

Intervistën e plotë me portalin boshnjak Kurti e publikoi në faqen e tij të facebook-ut.