Albin Kurti & Pandeli Majko

Kurti për gjendjen politike në Kosovë bisedon me ministrin Pandeli Majko

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se lideri i saj, Albin Kurti është takuar me ministrin shqiptar për Diasporë Pandeli Majko.

Sipas njoftimit të VV-së, Kurti dhe Majko kanë biseduar për ngjarjet politike në Kosovë dhe situatën e shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Bashkëpunimi dhe vëmendja institucionale këto ditë duhet të jetë më e madhe”, thekson VV.

Gjatë ditës së sotme, Kurti është takuar edhe me ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.