Kurti: Nuk jam optimist për Tribunalin Ndërkombëtar

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në seancën e sotme ku u diskutua për themelimin e komisionit shtetëror për Tribunalin Ndërkombëtar është shprehur pesimist për funksionalizimin e tij.

“Ne kemi marrë një letër nga kryekuvendari por të them të drejtën nuk jam optimist meqenëse fillimi nuk ishte i mbarë e vështirë të jetë më tej ecuria. Gjithçka filloi kohë më parë me një adresim në kuvend të shoqatat e pa gjeturve por ku aty e kishim edhe kryeprokurorin e shtetit edhe kryesuesin e këshillit prokurorial, thua ata se nuk janë detyrë që ka obligim të madh, ata paguhen nga taksat e qytetarëve prej drejtësi të paqes e të luftës, e nuk janë që të jenë këtu si dëgjues fjalimesh për organet e tjera shtetërore”, tha Kurti.

Ai pati kritika edhe për përmbajtën e letrës së Veselit.

“Në këtë letër kërkohet formimi i komisionit për dokumentimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë, mirëpo me pas kur shpjegohet çka janë krimet e luftës flet vetëm për kohën e Milloshevicit, sepse s’ishte vetëm ky, ato ishin krime të shtetit serb”, tha shefi i VV-së.

“Nuk mundet Tribunali të jetë i formuar me lobim, nuk besoj që në fund do të mund të themi ja u themelua për krimet e luftës is rezultat i lobimit i atyre personave, lobim dhe tribunal në një fjali nuk bënë”, shtoi Kurti.

Kurti tha se viktimat nuk janë statistika, as kriminelët nuk janë statistika por duhet t’i shohim edhe ato për ta kuptuar përmasën e pa drejtësisë.

“Drejtësia rebruditive për viktimat mungojë as kriminelët prapa grilave e as rehabilitim për viktimat. Plagat e hapura viktimat po i shërojnë vetë ashtu si munden e ashtu si dijnë pa mbështetjen e shtetit”, tha Kurti.