Albin Kurti - Foto: Facebook

Kurti në Paris: Formati i Dialogut më i Rëndësishëm se Pjesëmarrësit

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti gjatë fjalës së tij në Fondacionin “Jean Jaurès” në Paris tha se në Dialogun e Brukselit më i rëndësishëm është formati i tij se emrat e përveçëm që marrin pjesë.

“Kurti theksoi se parimet, kushtet, agjenda dhe formati i dialogut janë më rëndësishme se emrat e përveçëm që marrin pjesë në të dhe faktorët që do të bëjnë ndërmjetësimin”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Kurti, sipas komunikatës, foli edhe për rëndësinë e procesit të integrimit europian.

Vetëvendosja tregoi në komunikatë se kush e dëgjoi fjalimin e Kurtit.

“Në këtë prezantim morën pjesë ekspertë dhe funksionarë të lartë në Francë që kanë punuar me rajonin e Ballkanit, si dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, gazetarë dhe studentë e profesionistë shqiptarë që jetojnë në Francë”, shpjegoi komunikata.