Kurti kritikon Haradinajn për nënshkrimin e kontratës me “Contour Global”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj për nënshkrimin e kontratës më “Contour Global”.

Ai në një konference për media tha se nënshkrimi i kësaj kontrate është e dëmshme për Kosovën.

“Nënshkroi kontratën më të dëmshme në historinë e sektorit energjetik, atë me “ContourGlobal” që do ta rrisë çmimin e energjisë elektrike prej 45–80% dhe do ta zbraz buxhetin e shtetit, sepse ContourGlobal-it do t’i paguhen të gjitha kostot, këstet e kredisë, kamata e tyre, fitimi dhe tatami, e ku normën e kthimit të brendshëm në kapital, e kanë paraparë tejet e lartë, 18.5%, thua se bëhet fjalë për ndonjërin prej këtyre institucioneve mikrofinanciare”, tha Kurti,

Lideri i VV-së gjatë kësaj konference përmendi edhe emërimet e personave partiakë në borde të ndërmarrjeve.

“E çoi drejt falimentimit Telekomin e Kosovës duke mos ndërprerë kontratën me Z-mobile, duke mbipunësuar në konflikt interesi. Emëroi drejtor Gent Begollin e AAK-së, mandej Bedri Istrefin PDK-AAK, secili pa përvojë e pa integritet. Emëroi bordin partiak dhe jokompetent të Telekomit. Shkeli Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Telekomin të datës 9 korrik 2018. Emëroi anëtarë jokompetent në bordin e Trepcës dhe kompromentoi statutin e Trepçës. Emëruan kryeshef ekzekutiv të KEK-ut, Nijazi Thaçin, kushëririn e korruptuar të presidentit”, tha Kurti.

Vlen të theksohet se ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re” ishte paraparë të fillojë ndërtimin në mars të këtij viti. Ky termocentral në fillim kishte mbështetjen e Bankës Botërore por pastaj është tërhequr.

https://kallxo.com/contour-global-tc-kosova-e-re-ndertohet-pa-banken-boterore/

.