Albin Kurti sot në Kuvend. Foto: Kallxo.com

Kurti Kërkon Shkarkimin e Dardan Gashit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, tha se Kuvendi duhet ta shkarkojë zëvendëskryeministrin Dardan Gashin meqë sipas tij akti i gjuajtjes me armë është i dënueshëm, shkelje e ligjit dhe papërgjegjësi e një zyrtari të lartë publik.

Sipas tij Gashi është dashur të jepte dorëheqje nga pozita e tij për shkak të këtij akti.

“ Meqë  z. Gashi nuk dha dorëheqje atë do të duhej tas shkarkonte kryeministri, meqë kryeministri  nuk e shkarkoi le ta bëjmë ne. Unë qysh në krye të herës po them që e mbështes mocionin e grupit parlamentar të LDK-së”, tha Kurti.

Sipas tij, tradita e shqiptarëve është e mirë, por kultura është e keqe.