Kurti: Ka Ndodhur Mohimi i UÇK-së

Në seancën parlamentare kushtuar vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se në themelet e kësaj “republike të dytë” është mohuar UÇK.

“Ai që e ka shkru deklaratën e pavarësisë dhe Kushtetutën nuk mund të thotë e kam harruar UÇK-në. Ka ndodhë mohimi i UÇK-së, e kur e përjashton i hap rrugë dyshimeve e gjykimeve”, tha Kurti.

“Këto dënime nuk po bëhen për të kaluarën por për të ardhmen. Burgu nuk është dënim për të kaluarën, por izolim për të ardhmen. Kush ka përvojë ushtarake: Sylejman Selimi e Sami Lushtaku.

Kush hyn në burg nuk del qysh ka hy: o del ma radikal, o ma i zbutur. Ata që konsiderohet se nuk janë zbutur ende ua vazhdojnë burgun”, tha ai.