Albin Kurti duke votuar. Foto: Atdhe Mulla

Kurti edhe Zyrtarisht Kryetar i Vetëvendosjes

Albin Kurti edhe zyrtarisht është bërë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje pas zgjedhjeve të brendshme të së dielës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje përmes një komunikate për media.

Sipas njoftimit, as edhe një ankesë e vetme nuk është parashtruar në komisionin e brendshëm zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje.

“KZP-ja ka konstatuar se procesi ka qenë i rregullt, dhe bazuar mbi rezultatet e bëra publike, shpall zyrtarisht deputetin Albin Kurti kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, duke i uruar punë të mbarë në mandatin e ri”, thuhet në fund të komunikatës së kësaj partie.

Kurti u zgjodh kryetar i Vetëvendosjes me 98.82% të votave.

http://kallxo.com/shpallen-rezultatet-paraprake-per-albin-kurtin-votuan-98-82-e-anetareve/