Ismajl Kurteshi - Foto: Facebook

Kurteshi thirrje Qeverisë: Hajde t’i publikojmë kontratat që janë paguar nga buxheti i shtetit

Grupi për Studime Juridike dhe Politike, sot organizoi një debat në të cilin u kërkua zbatimi i menjëhershëm i rekomandimeve nga raporti i Komisionit Evropian, i cili u publikua dje (29 maj).

E gjatë këtij diskutimi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të fillojë me publikimin e kontratave që ka nënshkruar nga buxheti i taksapaguesve të Kosovës.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ismajl Kurteshi ka folur për njërin nga rekomandimet e këtij raporti e që kishte të bëj më sektorin e drejtësisë.

Ai tha se institucionet është dashur të kërkojnë rritjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve, në proporcion me rritjen e pagave të tyre sepse sipas tij, pagat janë rritur por jo edhe efikasiteti i vendimeve të tyre.

“Me këtë rrije është dëshmuar se nuk është rritur përgjegjësia e tyre por është rritur servilizmi sepse më lehtë është me i hup 700 euro se sa me i hup dy mijë euro. Është e vërtetë që gjyqësia është nën ndikimin politik. Hajde nesër t’i bëjmë publike të gjitha kontratat që janë paguar nga buxheti i shtetit, nëse duam që të fillojmë t’i marrin seriozisht këto të meta të mëdha në sistemin tonë”, ka thënë ai.

https://kallxo.com/ministrja-pas-publikimit-te-raportit-te-komisionit-europian-nuk-eshte-raport-plotesisht-negativ/

https://kallxo.com/apostolova-kosova-humbi-projekt-milionesh-per-ambientin-pergjegjes-institucionet-e-kosoves/

.