Agim Kurmehaj - Foto: KALLXO.com

Kurmehaj: Rastin e Vrasjeve Mes Dy Familjeve të Pejës e Ka EULEX-i

Vrasjet ndërmjet familjeve Kelmendi dhe Elshani nga Peja sipas kryeprokurorit të ri të Pejës, Agim Kurmehaj, nuk bien në kompetencë të Prokurorisë që ai e drejton, pasi që ky rast është cilësuar si krim i organizuar dhe me të është duke u marrë EULEX-i.

Ai ka thënë se tani është vetëm fillimi i punës së tij si kryeprokuror dhe nuk është i familjarizuar me rastin e vrasjeve të dy familjeve, mirëpo ai ka deklaruar për emisionin “Drejtësia në Kosovë” se nuk do të hezitojnë që të hetojnë edhe këtë rast.

“Këto nuk janë trajtuar vetëm si vrasje, këto janë trajtuar nga aspekti i krimit të organizuar dhe tani kjo është nën kompetencë të Prokurorisë Speciale. Mirëpo, nuk mund të jap diçka më konkrete meqenëse nuk kam qenë i involvuar tërësisht në këtë rast”, ka deklaruar kryeprokurori i ri i Pejës, Agim Kurmehaj.

Deklaratën e plotë të Kurmehajt për emisionin “Drejtësia në Kosovë” mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: