Qendra Korrektuese e Lipjanit - Foto: KALLXO.com

Kur do të Bëhet Obduksioni i Trupit të Pajetë të Naser Makollit?

Drejtori i Shërbimit Korrektues i Kosovës, Sokol Zogaj i kontaktuar nga KALLXO.com tha se nuk dihen shkaqet e vdekjes dhe duhet pritur obduksioni.

“Pritet obduksioni qe do të na tregojë për shkakun e vdekjes”, tha Zogaj.

Ndërsa Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se trupi është pranuar rreth orës 15:00 në këtë institut.

“Trupi është pranuarsot rreth 15 ne IML, ndërsa nesër do të bëhet obduksioni”, tha Gërxhaliu për KALLXO.com.

Ministria e Drejtësisë nuk ka dhënë ende detaje për rrethanat e vdekjes së Naser Makollit, i cili po gjendej në paraburgim në Lipjan si i dyshuar për një vrasje të rëndë të vitit të kaluar ndërsa zyrtarë e aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë ngritur dyshime për faktin se Makolli thuhet që ka qenë personi i parë që e ka vërejtur Astrit Deharin të plagosur në qelinë e tij në qendrën e paraburgimit në Prizren, në nëntor të vitit të kaluar.

http://kallxo.com/vdekja-e-te-paraburgosurit-rindez-debatin-per-vdekjen-e-astrit-deharit/