Borë në Prishtinë |Foto - Arkiva

Kur do të Vijë i Ftohti në Kosovë Sipas Tahirsylajt

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, foli për parashikimin e motit dhe për atë se a do të jetë 2018-ta një dimër pa borë.

Tahirsylaj fillimisht sqaroi se kjo situatë sinoptike që qëndron në rajon po ndikon edhe në Kosovë, pra pozita gjeografike e përcakton klimën edhe te ne dhe nuk ka kurrfarë frike për ndryshime klimatike.

Lëvizjet e temperaturave në rajonin tonë janë normale dhe nuk mund të themi se nuk ka patur më herët mot të tillë.

“Viti 1965 ka qenë moti shumë më i ngrohët se ky vit, kurse në vitet 1916- 1918 nuk kishte fare borë në Dragash. Muaji më i ngrohët të ne, sipas tij është, korriku”, ka thënë Tahirsylaj.

Sipas Tahirsylajt, i ftohti i këtij viti pritet kah mesi i këtij muaji dhe gjatë shkurtit, pra do të ketë edhe reshje bore.

“Sa i përket temperaturave, ky vit pritet të jetë për dy shkallë më i ngrohët. Qyteti më i ftohtë është Podujeva, kurse më i ngrohti është Prizreni, e jo si raportojnë shpesh disa portale, Gjakova”, tha Tahirsylaj për televizionin publik. /21Media