Kundërshtohet rrënimi i shkollës së të verbërve për ndërtimin e objektit të gjykatës

Rrënimi i objektit  të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim në Pejë “Dr.Xheladin Deda”, për t’i lëshuar hapësirë ndërtimit të objektit të Gjykatës Themelore të Pejës është kundërshtuar  nga një grup iniciues.

Reagimet e shumta rreth këtij plani u bënë pasi u bë e ditur për një marrëveshje memorandumi të nënshkruara nga tri ministri dhe komuna e Pejës.

Sipas grupit iniciues,Ministria e Mirëqenies Sociale,Ministria e Administratës Publike dhe Ministria e Drejtësisë, bashkë me Komunën e Pejës kanë përzgjedhur hapësirën e objektit të shkollës se të verbërve për ta rrënuar dhe në të njëjtin vend të ndërtohet objektit i Gjykatës Themelore të Pejës.

Kurse nxënësve dhe stafti të Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim t’i sigurohet një hapësirë e re.

Ky plan sipas Kryetari të Shoqatës se të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki, ka trishtuar dhe tronditur të gjithë të verbrit.

Tishuki theksoi se të verbrit e Kosovës nga vitet 70-ta janë duke u dëbuar pa drejtësisht nga objektet edukative, kurse për rastin konkret ai theksoi se do ta kundërshtojnë në çfarë do mënyre.

Drejtori i Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Dr.Xheladin Deda”, Xhavit Kastrati,tha se para disa dite kishte dëgjuar për planet që po bëheshin për rrënimin e objektit dhe ndërtimin e Gjykatës Themelore të Pejës.

Sipas tij, deri me tani janë bërë investime të qëndrueshme brenda dhe jashtë objektit, i cili ka plotësuar nevojat e personave me aftësi të veçanta dhe stafit edukativ.

Pjesë e grupit iniciues për kundërshtimin e rrënimi të objektit, ishte edhe Veton Mujaj,drejtor i organizatës jo qeveritare “Syri i Vizionit”.

Mujaj theksoi se pjesë e grupit iniciues për kundërshtimin e rrënimit të objektit të Qendrës Burimore për Mësim janë edhe dhjetëra organizata tjera joqeveritare të cilat , sipas tij, janë të gatshme ta kundërshtojnë ketë marrëveshje memorandumi mes ministrive dhe komunës se Pejës.

Në anën tjetër, Durim Sheremeti, shef i  kabinetit të Kryetarit të Pejës, tha se komuna nuk ka dhënë kurrfarë pëlqimi, përpos që kryetari ka nënshkruar në marrëveshjen e memorandumit bashkë me institucionet tjera kompetente.

“Pik se pari kryetari i komunës me nënshkrimin e atij memorandumi ka marr obligimet të cilat janë kërkuar Këshilli Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë,ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe ministria e Administratës Publike,që me ju siguru zhvillimit të procesit atyre  fëmijëve që janë aty dhe personelit. Ndërsa sa i përket konferencës që është bërë,këto janë të mirëseardhura, shqetësimet janë demokratike, munden mi manifestu ato po bartës i këtij projekti nuk është komuna e Pejës,po ministrit e linjës”, tha Shermeti