Zyrtarë të Policisë në një aksion - Foto: Policia e Shtetit (foto arkiv)

Kuksiani 23 vjeçar i dyshuar për vrasje ekstradohet në Britani

Një person i cili kërkohej nga autoritet britanike që nga viti 2018, është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Durrës të Shqipërisë.

Policia e shtetit ka njoftuar se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana kanë arrestuar të dyshuarin  i cili kërkohej nga autoritetet britanike që prej vitit 2018.

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan me sukses Operacionin Policor të koduar “EAGLE“ , ku u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit shqiptar, E.S. 23 vjeçar, i lindur në Kukës”, njofton policia.

Sipas njoftimit, autoritetet gjyqësore britanike kanë përcjellë kërkesën për lokalizimin dhe arrestimin e këtij shtetasi, në bazë të Urdhër Arrestit të datës 5 janar 2018, të Gjykatës së Magjistratëve në Westminster në Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprën penale “Vrasje”, parashikuar nga Kodi Penal Britanik.

“Prokuroria e Përgjithshme dhe Ministria e Drejtësisë po kryejnë të gjitha procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.