Foto: RTV 21

Kuksianët Protestojnë Kundër Taksës te Tuneli i Kalimashit

Sot para tunelit të Kalimashit protestohet kundër vendosjes së taksës rrugore.

Protesta është thirrur nga aktivistë dhe qytetarë të Kukësit, të cilët përmes saj kërkojnë heqjen e taksës rrugore.

“Ora 11:30 te tuneli i Kalimashit mbahet protestë qytetare pa ndikime partiake, për t’i thënë ndal taksimit të padrejtë të Rrugës së Kombit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, tani qytetarët sa herë që kalojnë në “Rrugën e Kombit” me makina do të paguajnë 5 euro vetëm për një drejtim./21Media