Kujtohet Masakra e Likoshanit dhe Qirezit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se sot me nderimet më të larta shtetërore po e kujtojnë 20 vjetorin e sakrificës së dëshmorëve dhe martirëve të Likoshanit dhe Qirezit të rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Presidenti morri pjesë në akademinë përkujtimore për 20 vjetorin e masakrës në këto dy fshatra të Drenicës.

“Ky përvjetor po përkon me shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Qytetarët tanë e festuan me dinjitet vitin jubilar të shtetit të tyre. Kjo e arritur historike e Kosovës nuk do të bëhej pa sakrificën, gjakun dhe flijimin e më të dashurve tuaj këtu e 20 vjet më parë”, tha Thaçi.

Sipas tij, familjet e të rënëve për liri janë dëshmia më e mirë e çmimit të lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Thaçi tha se Kosova ka ecur përpara duke u konsoliduar si shtet i njohur nga 116 vende dhe qindra organizata ndërkombëtare.

“UÇK dhe qytetarët tanë kanë zhvillu luftë të drejtë mbrojtëse në tokën e tyre për liri, dinjitet dhe pavarësi. Sot kushdo që përpiqet dhe pretendon të njollosë luftën e drejtë të UÇK do të dështojë”, tha Thaçi.

Presidenti, me rastin e 20 vjetorit të rëniës ka dekoruar me urdhrin Heroi i Kosovës dëshmorët Rexhep Ajet Rexhepi dhe Beqir Brahim Rexhepi.

Akademia Përkujtimore për 20 Vjetorin e Masakrës së Likoshanit dhe Çirezit (Drejtpërdrejt)

Publiée par Hashim Thaçi sur Mercredi 28 février 2018