Kujtim Paçaku: Fjalori Përbuzës Pengon Integrimin e Romëve

Përfaqësuesi i komunitetit rom në Kuvendin e Kosovës, Kujtim Paçaku, thotë se termat përbuzës të cilët përdoren në bashkëbisedime të ndryshme në Kosovë e kanë penguar integrimin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare.

Një bashkëbisedim i tillë, ndërmjet dy deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i zhvilluar rreth vitit 2011, u dëgjua ditëve pas publikimit të përgjimeve nga portali “Insajderi”.

Në bisedën e publikuar, deputetët e PDK-së, Adem Grabovci e Safete Hadërgjonaj, argëtoheshin me shprehje të natyrës raciste ndaj komunitetit rom.

Një reagim në seancën e djeshme të Kuvendit, e ktheu deputetin Kujtim Paçaku në hero të të drejtave për komunitetin e tij kur detyroi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe vetë Adem Grabovcin të kërkojnë falje për fjalorin e përdorur në këto biseda.

Në një intervistë për KALLXO.com një ditë pas këtyre zhvillimeve, Paçaku thotë se shuëm fëmijë të komunitetit rom kanë qenë të detyruar ta nërprejnë shkollimin për shkak të këtij fjalori.

Poeti i Bukës, Parisit e Zjarrit

 

“Fjalët pezhorative në shoqëri çdo herë, së paku komunitetit rom i kanë penguar për integrim. Qoftë në shkollim, qoftë tek studentët, qoftë në spital apo në rrugë”, tha Paçaku.

Ai thotë se para se të ngritët në seancë, kishte pritur një kohë të gjatë t’i takojë edhe Grabovcin edhe Hadërgjonajn t’i takojë personalisht për të kërkuar sqarime nga ta dhe, rrjedhimisht, një kërkim-falje.

Ëndrra Rome

Kur e realizoi qëllimin e tij, Paçaku ndihet i lehtësuar.

 

“Të kërkosh falje është shembull tipik për regjionin se çka Kosova mund të bëjë për pakicat. Këtë nuk do ta bënte asnjë deputet në Serbi, asnjë kryeparlamentar në Serbi, as në Bulgari as në Maqedoni, as në Mal të Zi, as në Kroaci e as në Slloveni apo diku tejtër”, tha Paçaku.

Shkrimtari që fitoi votat e komunitetit të tij për t’i përfaqësuar në Kuvend tha se është ndier krenar kur të gjithë deputetët kanë shprehë gatishmërinë për të kërkuar falje për bisedën telefonike, ku përdorët ato terme raciste.

http://kallxo.com/1001-lule-per-diten-nderkombetare-te-romeve/

 

“Në këtë arenë të Kuvendit ku zhvillohet debati, është bërë çdo gjë, pos debatit. Paramendoni që pas fjalimit tim edhe opozita dhe pozita apllauduan. Unë jam ndje aty krenar sepse në pyetjen time a ka deputetë shqiptarë që do të kërkonte falje tani, ju keni parë që së paku të gjithë deputetët ngritën dorën, edhe nga pozita dhe nga opozita që të dalin edhe të kërkojnë falje”, tha Kujtim Paçaku.

http://kallxo.com/deputeti-rom-reagon-ndaj-ofendimeve-nga-deputetet-e-pdk-se/