Kujdes: Policia nisë aksion për vozitësit që kalojnë në të kuqen në semaforë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar ndëshkimin ndaj drejtuesëve të automjeteve që nuk janë ndalë në shenjen e dritës së kuqe në semaforë, më qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve.

Sipas disa fotografive të shkrepura dje shihen vetura përgjatë bulevardit ‘Bill Klinton’ në kryeqytet që kanë vazhduar qarkullimin edhe në dritën e kuqe të semaforit.

“Njësitë policore, përveç pikave të kontrollit të automjeteve apo patrullimeve në lëvizje, janë duke u përqendruar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor, në fokus janë kundërvajtësit të cilët nuk ndalen në shenjën e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës në ‘Facebook’.

Mos ndalja në shenjen e dritës së kuqe në vendin ku trafiku rregullohet me semafor, parashihen këto masa për kundërvajtje siç janë; 150 euro gjobë, 3 muaj ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik si dhe 3 pikë negative.