Cilësia e ajrit në Shtërpcë - Foto: KALLXO.com

Kualiteti i ajrit në Shtërpcë, ‘i pashëndetshëm’

Me ajrin e ndotur në Kosovë nuk po përballet vetëm Prishtina.

Sipas matjeve të ekipit të KALLXO.com, ajri në Shtërpcë arrin nivele të pashëndetshme të ndotjes.

Nga matjet që janë bërë rreth orës 12:00 përballë objektit të Komunës, ndotja e ajrit ka arritur në 154 shkallë. Ajri në këtë shkallë konsiderohet i pashëndetshëm.

Sipas Indeksit te Kualitetit te Ajrit, kur ajri është mes 150-200 shkallë, konsiderohet “i pashëndetshëm” (unhealthy), e posaçërisht për grupet e ndjeshme të qytetarëve. Personat me sëmundje të mushkërive, të zemrës, të moshuarit dhe fëmijët janë më të rrezikuar nëse janë të ekspozuar ngaqë mund të përjetojnë efekte negative shëndetësore.

Në këto raste, Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor udhëzon në “Udhëzuesin për Mbrojtje nga Ndotja” që grupet e ndjeshme “të shmangin aktivitetet e rënda” dhe i  nxisin të përpiqen të qëndrojnë në ambiente të brendshme deri sa të përmirësohet cilësia e ajrit. Gjithashtu, rekomandohet që edhe njerëzit e tjerë të shmangin aktivitete të rënda në ambiente të jashtme.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.