Foto: Ilustrim

Ku i La Komuna 250 Qen Endacakë

Fjala është për mjetet e ndara për eliminimin e qenve endacakë në këtë komunë.

Në raport thuhet se nuk dihet për fatin e 250 qenve të zënë në komunën e Kaçanikut.

“Me rastin e testimit të pagesës prej 4,600 € në emër të eliminimit të qenve endacakë, kemi vërejtur se Komuna nuk posedon dëshmi të mjaftueshme për formën e trajtimit të qenve të eliminuar. Ne kemi gjetur listën me numër prej 250 qenve të zënë, por jo edhe procesin nëse këta janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm apo janë eliminuar”, thotë e gjetura e Auditorit.

KALLXO.com raportoi ditë më parë edhe një të gjetur interesante nga Auditori, i cili ka evidentuar se në sociolog është punësuar mësimdhënës i matematikës nga Komuna e Fushë-Kosovës.

http://kallxo.com/sociologu-punesohet-mesimdhenes-matematikes/