Komuna e Istogut | Foto: KALLXO.com

Kthen Portofolin e Gjetur Me 2000 Dollarë

Lajmin e bëri të ditur Policia Rajonale e Pejës me anë të një njoftimi.

Sipas policisë, Blerim Shabanaj nga fshati Tomoc i istogut portofolin e kishte gjetur në tokë, në Rrugën “Fehmi Agani” të Istogut.

Një gjest i mire ka ndodhur  dje nga një qytetari i Komunës së  Istogut.  Ai dje derisa ishte në rrugë “Fehmi Agani” në Istog, kishte gjetur një portofol në tokë, njofton Policia Rajonale e Pejës.

Qytetari Blerim Shabanaj nga fshati Tomoc i Istogut, kishte gjetur portofolin që brenda tij gjendeshin dokumente personale dhe mbi një mijë dollar kanadez dhe qindra euro, thuhet në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, Blerimi portofolin e gjetur e kishte dorëzuar në Stacionin Policor të Istogut, e këta të fundit kanë ftuar pronarin e tyre Arben Ukaj me nënshtetësi kanadeze që t’i marrë ato.

Vitin e kaluar KALLXO.com raportoi se si një qytetare nga Peja me gjendje jo të mirë ekonomike kishte gjetur bashkë me vajzën e saj mbi 1000 euro në tokë dhe i kishte dorëzuar në Policinë e Kosovës.

http://kallxo.com/qytetarja-nga-peja-gjen-mbi-1000-euro-dhe-i-dorezon-ne-polici/

Pas këtij raportimi i cili u prit mirë nga lexuesit, KALLXO.com shkroi sërish për  mënyrën e jetesës së Myge Urgjan  e cila kishte gjetur mbi një mijë euro dhe nuk i kishte përvetësuar, përkundër që familja e saj mbijeton me një asistencë sociale.

http://kallxo.com/nga-stambolli-ne-peje-historia-e-qytetares-qe-ktheu-1000-euro/