Shpallja e aktgjykimit në rastin e Zoran Vukotiqit – Foto: KALLXO.com

Kthehet pjesërisht në rigjykim rasti i të akuzuarit për krime lufte

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur lidhur më ankesat e Prokurorisë Speciale dhe avokatëve mbrojtës të akuzuarit Zoran Vukotiq

Apeli e ka vertetuar aktgjykimin e shkallës së parë lidhur me pjesën dënuese ku Zoran Vuktiq ishte dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj për krime lufte gjatë vitit 1999, sipas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata e Mitrovicës, me 25 maj të viti të kaluar.

Apeli nuk ka gjetur shkelje në këtë pjesë, dhe si rrjedhojë ankesat janë refuzuar si të pa bazuara.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate në pjesën dënuese, aktgjykimi i shkallës së parë është vërtetuar, ndërsa në atë liruese, lënda i është kthyer gjykatës së shkallës së parë në rigjykim dhe rivendosje, raporton KALLXO.com.

Gjykata e Mitrovicës e kishte shpallur të pafajshëm Vukotiqin për akuzat se ai ishte pjesë e krimeve të kryera në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Për pjesën e lartëcekur ku i akuzuari është liruar nga akuza, Apeli ka gjetur se arsyet përkitazi me faktet vendimtare, që ka dhënë gjykata e shkallës së parë janë të paqarta, kundërthënëse në masë të konsiderueshme dhe në kundërshtim me shkresat e lëndës lidhur me deklarimet e dëshmitarëve që në rastin konkret bëjnë që aktgjykimi i ankimuar të jetë i përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, që i bije të jetë juridikisht është i paqëndrueshëm për ç’ arsye u deshtë të anulohet dhe të kthehet në rigjykim.

Ndryshe Gjykata e Mitrovicës e kishte dënuar me 6 vjet e gjashtë muaj serbin Zoran Vukotiq të akuzuar për krime lufte gjatë vitit 1999.

Aktgjykimi ishte shpallur në këtë gjykatë para një trupi gjykues të gjykatësve të EULEX-it, raporton KALLXO.com.

Vukotiq ishte shpallur fajtor për pikën tre të aktakuzës e cila e ngarkonte atë për tortura ndaj të burgosurve në burgun e Smerkonicës gjatë viti 1999.

Kurse në verdiktin e saj gjykata e kishte shpallur të pafajshëm Vukotiqin për akuzat se ai ishte pjesë e krimeve të kryera në fshatin Studime të Vushtrrisë.

Vukotiq akuzohej lidhur me veprat të cilat kanë të bëjnë me krimet e bëra në fshatin Studime e Epërme dhe e Poshtme dhe trajtimet çnjerëzore dhe torturat e bëra ndaj të burgosurve në burgun e Smrekonicës.

https://kallxo.com/gdenohet-i-akuzuari-per-krime-lufte-ne-vushtrri/

 

.