Kthehet në rigjykim rasti i ish-gjyqtares Safete Tolaj

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur në çështjen e të akuzuarve Fisnik Tolaj, Safete Tolaj dhe Granit Shehu duke e kthyer në rigjykim rastin që është i shënjëstruar për liberalizim të vizave.

“Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 20.11.2018,  për pjesën dënuese dhe liruese, për tre të akuzuarit, e që përfshinë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit ne vazhdim”, “Falsifikimi i dokumenteve” “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare, apo shkresave zyrtare” dhe  “Ushtrimi i ndikimit në ndihmë”,  është anuluar dhe çështja penale, i kthehet gjykatës se shkalles së parë në rigjykim dhe vendim”, thuhet në njoftimin e Apelit.

Ndërsa sa i përket pjesës refuzuese që ka të bëjë vetëm  më veprën penale “Mbajtja ne pronësi ne kontrolle apo posedim të pa autorizuar të armëve”  për të akuzuarin F.T., aktgjykimi është vërtetuar.

Gjykata e Apelit, vlerëson se aktgjykimi i ankimuar  është përfshirë në shkeljet esenciale të dispozitave të procedurës penale , nga neni 384 par.1 nën par. 1.7 dhe1.12 të Kodit të procedurës Penale të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 370 par 6 dhe 7 të po të këtij ligji.