KShZ: Deri në Orën 10:00 Votuan 8.09% e Qytetarëve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) njoftoi se deri në orën 10:00 dalja në nivel të Maqedonisë në 35 komuna është 8.09%, nga të dhënat e marra në 1516 vendvotime.

Më së shumti dalje ka në Demir Kapi, 22.47%, ndërsa komuna me dalje më të ulët deri në orën 10:00 është Studeniçani me 3.99%.

Ndryshe, sot në Maqedoni po mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve në 35 komuna të Maqedonisë.

Rrethi i parë i këtyre zgjedhjeve është mbajtur më 15 tetor.

http://kallxo.com/sot-zhvillohet-balotazhi-ne-maqedoni/

Në balotazh janë edhe 11 komuna me shumicë shqiptare. /21Media