Foto: KALLXO.com

KShC: S'do të ketë lëshime për asnjë universitet publik

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka mbajtur takim me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA në lidhje me mosakreditimin e disa programeve në universitetet publike të Kosovës.

Gjatë ditës së djeshme ky komision kishte pasur takim me rektorët e këtyre universiteteve, të cilët kanë akuzar KSHC-në se janë duke bërë vendime politike.

https://kallxo.com/rektoret-para-komisionit-per-arsim-ne-excel-pame-vetem-ngjyren-e-kuqe/

Lidhur me këto akuza, anëtarja e këtj këshilli, Rozafa Koliqi tha para anëtarëve të Komisionit se politika nuk i intereson Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Rektorët gjatë takimit të djeshëm erdhën pa asnjë fakt në letër por vetëm me akuza ndaj nesh. Një gjë dini se politika neve nuk na intereson, politika bile e ka marrë mesazhin që le ta harron antarësimin në ENQA e EQAR nësë ndërhyn në këtë punë”, tha Koliqi duke shtuar se tërheqja e akreditimeve nuk i prekë studentët që tashmë janë regjistruar në ato fakultete.

Ndërsa, kryetari i KSHC-së, Gazmend Luboteni tha se vendimet për tërheqjen e akreditimeve të universiteteve publike janë ligjore.

“Këto universitete kanë dështuar ti përmbushin kriteret, arsyja e vetme pse janë refuzuar është sepse nuk I kanë përmbushur ato kritere në bazë të udhëzimit administrative, ne jemi të pavarur si Këshill dhe veprojë sipas ligjit. Ne kemi pritur reagime të tilla por jo edhe deri në këtë nivel. Dua të shtojë se ka professor që punojnë në dy tri vende publike, ka edhe profesor që kanë kontrata edhe në Maqedoni e Shqipëri e ligjërojnë këtu”, theksoi ai.

Luboteni shtoi se nuk do të ketë zgjatje të afatit për këto universitete e as lëshime.

“E di se do të jetë e dhimbshme, do të ketë protesta, por ajo është cështje tjëtër por ne sna intereson, ne na intereson baza e cilësisë”, tha ai.

Ndërsa anëtarja tjetër e këtij këshilli, Vjollca Krasniqi tha se këto universitete mund të ankohen në komisionin për ankesa nëse mendojnë se janë bërë shkelje.

Deputetët pyeten KSHC-në për programet e mos akredituar, nëse kanë pasur ndonjë presion nga ministri për mosakreditimin e programeve, gjë që ata e mohuan një mundësi të tillë.

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ismajl Kurteshi tha se KSHC e ka përkrahjen e komisonit nëse veprojnë komform ligjeve në fuqi.

“Ju ftoj si këshill dhe rektorët të takohemi dhe sqaroheni mes vete sepse është në interes të vendit dhe rektorët të i drejtohen komisionit të ankesave nëse nuk arrini të sqaroheni. Këshilli duhet të merr vendime të pavarura në përputhje të plote me ligjin dhe ne si komision nëse punoni bazuar në ligj e udhëzime administrative do keni përkrahjen tonë”, shtoi Kurteshi.

Anëtarja e komisionit për Arsim nga AAK, Teuta Haxhiu tha se do të dëshironte që takimi të ishte i përfshirë nga të dyja palët.

Kurse, Driton Çaushi nga PSD tha se tërheqja e akreditimeve të univeristeteve publike ishte e njohur edhe më parë në publik.

“Ka mjaftë informacione për gjendjen e Universiteteve P ublike, për to është fol shumë. Gjithë e dimë se si janë formuar, e dëmshme ka qenë mënyra si janë formu, gjë që e kanë ndalë edhe zhvillimin e UP-së në Prishtinë. Por nesë sipas rektorëve është e dëmshme mbyllja, më e dësmshme është situate e deri tanishme”, tha ai.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme Komisioni për Arsim ka diskutuar kërkesën e gjashtë rektorëve të universiteteve publike për shkarkim të Këshillit Shtetëror të Cilëisë pas mosakreditimit të disa programevetë studimit.

Rektorët aty deklaruan se 40 për qind e programeve të këtyre universiteteve nuk janë akredituar dhe se është duke u bërë “gjueti shtrigash” në profesoratin e Kosovës.

https://kallxo.com/dokument-kshc-iu-pergjigjet-rektoreve-nuk-i-plotesuat-kriteret/

https://kallxo.com/universitetet-publike-kerkojne-shkarkimin-e-anetareve-te-kshc-se-dhe-riakreditimin-e-programeve-te-kaluara/