Hajrullah Kryeziu. Foto: Kallxo.com

Kryeziu: Shantazhet dhe bombat që erdhën për privatizimin e tokave në Milloshevë

Në emisionin e sontëm të “Drejtësia në Kosovë” u transmetua pjesa e dytë e hulumtimit për prapaskenat e privatizimit të 91 hektarëve në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Njëri nga njerëzit i cili kishte hyrë në projekt, Hajrullah Kryeziu, thotë se ka paguar paratë e fundit të privatizimit për tokën në Milloshevë.

Ai thasë pagesën e kishte bërë përmes bankës dhe me marrëveshje që të jetë aksionar i 25 përqind të tokës.

“Unë kam shkuar në krime të rënda dhe kam dhënë deklaratë se kush po i bën. Më kanë lutur në polici mos kam naj haraç najsend kështu. Unë kujt borxh nuk i kam pasë as nuk kam pasë probleme me dikënd. Pas kësaj kanë filluar shantazhet dhe realisht kurrë nuk janë ndalur”, tha Kryeziu.

Në anën tjetër, pronari i biznesit Bekim Krasniqi ka rrëfyer në emision duke pretenduar se është viktimë e shantazheve të Hajrullah Kryeziut. Ai ka përmendur se paratë vetëm ishin huazuar dhe asnjëherë nuk ishte folur për ortakëri. Krasniqi pretendon se i ka paguar Kryeziut afër 500 mijë euro për 100 mijë eurot e huazuara.

Artan Avdullahu një ish pjesëtar i UÇK-së, rrëfeu në emisionin javës së kaluar të “Drejtësia në Kosovë, për bombat që ai pretendonte se i kishte vënë në Prishtinë para zyrave të biznesmenit Hajrullah Kryeziu.

Deklaratën e Kryeziut dhe emisionin e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.