Kryetarja e SPD-së paralajmëron dorëheqjen pas dështimit në zgjedhjet europiane

Andrea Nahles, lidere e Partisë Social-Demokrate të Gjermanisë (SPD), tha se do të jap dorëheqje nga udhëheqja e partisë dhe si shefe e grupit parlamentar.

Ky vendim vjen pasi partia e qendrës së majtë doli e treta në zgjedhjet e Parlamentit Europian, derisa partia Unioni Demo-Kristian e udhëhequr nga Angela Merkel doli e dyta, duke kryesuar me partinë Të Gjelbrit në vendin e parë.

Nahles ishte kritikuar për qëndrimin në koalicion me partinë e Merkelit. Në një njoftim të lëshuar nga SPD-ja, ajo tha se “diskutimet brenda Parlamentit dhe vlerësimi nga partia më kanë treguar se nuk e kam më përkrahjen e mjaftueshme për të vazhduar me detyrat”.

Dorëheqja e saj ishte befasi për shkak se ajo u bë udhëheqëse e partisë në prill të vitit të kaluar dhe pritej të garonte për këtë pozitë sërish.

Javën e kaluar, në zgjedhjet e Bashkimit Europian, partia e saj arriti rezultatin më të dobët, më pak se 16 përqind. Po ashtu, një sondazh shfaqi përkrahjen për SPD-në vetëm 12 përqind. Të Gjelbrit kanë shënuar rezultatin më të madh duke mposhtur edhe partinë më të popullarizuar në Gjermani, CDU. (REL)