Afërdita Bytyqi, kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Foto: Atdhe Mulla

Kryetarja e Gjykatës në Prishtinë: Kemi Shumë Lëndë e Pak Gjyqtarë

Pas kalimit të demarkacionit, vëmendja është kthehet te gjyqësori. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar është kriteri thelbësore për liberalizim, me theks në rastet e shënjestëruara për heqjen e regjimit të vizave.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Internews Kosova, ku po flitet për raportin me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave, Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë tha se sfida më e madhe bie mbi gjyqtarët e kësaj gjykate dhe departamentin për krime të rënda.

“Janë 14 gjyqtarë që çdo ditë janë në sallat e gjykimit. Numri i gjyqtarëve është i vogël në krahasim me numrin e lëndëve”, tha Bytyqi.

Ajo tha se e kupton se gjykata në kryeqytet ka më shumë lëndë për shkak që krimi i lartë është më i përqendruar në Prishtinë dhe pavarësisht sfidave, janë në trend pozitiv në zgjedhjen e lëndëve.

“Sfidë lëndët e trashëguara, numri i madh i lëndëve që mbërrijnë çdo ditë. Në këtë gjykatë janë transferuar vetëm nga EULEX 21 lëndë”, tha ajo.

Ajo tha se në gjykatën që e drejton është rritur transparenca dhe se ky ka qenë zotim i saj.

Në konferencën e organizuar nga BIRN dhe Interneës Kosova, ku është  publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave po flasin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit;  Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme; Abelard Tahiri, ministër i Drejtësisë; Reshat Millaku, Prokuror, Koordinator i KPK-së për rastet e shënjestruara; Hasan Shala, Kryetar i Gjykatë së Apelit; Afërdita Bytyqi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë; Skënder Çoçaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Pjesëmarrës janë edhe gjyqtarë dhe prokurorë të rasteve specifike të shënjestruara, avokatë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.