QKMF - Suharekë - FOTO KALLXO

Kryetari Muharremaj ndjenë keqardhje për gjendjen pastërtisë ne QKMF-në e Suharekës

Bali Muharremaj, kryetar i Komunës së Suharekës është i ftuar në debatin e sontëm ‘Jeta në Komunë’, përballë gazetares Jeta Xharra.

Muharremaj u ballafaqua me gjetjet e ekipeve të KALLXO.com për nivelin e papastërtisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Në kohën e COVID-19, kjo Qendër e Mjekësisë Familjare, shihet se ka edhe mungesë të sapunëve, dezinfektuesve për duar.

Lidhur më këtë çështje , Muharremaj ndjeu keqardhje dhe tha se është e pa pranueshme kjo gjendje.

“Mua më vije keq, është e pa pranueshme për mua. Përgjegjësinë e marrë, edhe pse kemi pasë donacione dezinfektues, mjete higjienike mjaftë shumë me të vërtetë është e papranueshme kjo gjendje, edhe pse e kemi bërë renovimin e QMF-ve, kjo gjendje nuk parnohet”, tha kryetari Muharremaj.

Të pranishëm në këtë debat janë edhe asamblistë: Jeton Rrakaqi nga PDK, Aziz Bytyqi nga AAK, Nexhat Ramadani nga LDK, Dukagjin Palushi asamblist i pavarur, Bashkim Ndrecaj po ashtu asamblist i pavarur, si dhe përmes ZOOM-it pjesë e debatit do të jenë Herolind Bytyqi gazetar dhe Brahim Curri nga LDK.

Debati nisi me temën për tenderin e sheshit të qytetit në Suharekës, dhe ankesat lidhur me vonesat në realizimin e punimeve.

Jeta Xharra tregoi se në muajin shtator të vitit 2019, KALLXO.com raportoi se Blerim Kuçi i AAK-së kishte fituar tender në vlerë prej 1.7 milion eurove nga komuna e kryetarit Bali Muharremaj që vie nga i njëjti subjekti politik. Gtjithashtu Kuçi kishte fituar edhe tenderin tjerët prej 70 mijë eurosh, për punët shtesë në këtë shesh mbi 79 mijë eurove.

Lidhur me këtë kryetari Muharremaj thotë se ai nuk ia ka dhënë tenderin kompanisë së bashkëpartiakut, por ligji.

“Në rend të parë unë s`ia kam dhanë tenderin Blerim Kuçit, ia ka nda Ligji që është në fuqi. Planifikimi u kon dy milionë euro, mirëpo kompania e cila ka bërë projektimin ka harrue me qitë kanalizimin”, deklaroi Muharemaj.