Franjo Tuxhman, presidenti i parë kroat i zgjedhur në mënyrë demokratike, ishte figurë kyçe në ngjarjet që çuan në pavarësimin e Kroacisë.

Kryetari i Zagrebit premton monument për Franjo Tugjmanin

Kryebashkiaku i Zagrebit, Milan Bandiq, tha se një monument i madh i presidentit të parë kroat, Franjo Tugjman do të mbarohet në kohë për 19-vjetorin e vdekjes së tij në dhjetor, me një kosto prej 530 mijë eurosh.

Bandiq lajmëroi të premten se deri në fund të vitit do të përfundojë ndërtimi i një monumenti të madh për presidentin e parë të Kroacisë, Franjo Tugjman.

Bandiq tha në një konferencë shtypi të mbajtur aty ku do të ndërtohet monumenti, pranë sallës së koncertit Vatroslav Lisinski dhe bibliotekës kombëtare – se punimet do të përfundojnë më 10 dhjetor, në 19-vjetorin e vdekjes së Tugjmanit.

Ai tha se monumenti do të ishte “më i madhi, më i bukuri dhe më i ndriçuari”.

“Është një politikë që do ta inaguroj unë, në vendin që sugjerova,” përfundoi Bandiq.

Kostoja e monumentit, dhe lëvizja e një monumenti tjetër nga ai vend pritet të kushtojë rreth 530,000 euro.

Tugjman ishte president i Kroacisë nga viti 1990 deri në 1999, ku udhëheqi vendin e ri të pavarur përmes një lufte të zgjatur kundër Ushtrisë Popullore Jugosllave, JNA, të udhëhequr nga Serbia dhe rebelët serbë kroatë, nga viti 1991 deri më 1995.

I admiruar nga nacionalistët për arritjen e pavarësisë së Kroacisë, Tugjman gjithashtu kritikohet për rolin e Kroacisë në luftën në Bosnjë-Hercegovinë, si dhe për lidhjen e tij me opozitën dhe shtypjen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias.

Shumica e qyteteve dhe provincave tashmë kanë rrugë dhe sheshe që mbajnë emrin e Tugjman, së bashku me shumë monumente të tij.

Në vitin 2017 aeroporti i ri i Zagrebit mori emrin e Tugjmanit – një vendim i miratuar nga qeveria e majtë e Kroacisë.