Kryetari i Supremes: Pasuri nuk kam, por kartelën e bankës ia kam lënë gruas

Derisa po flitet për të drejtën e gruas në trashëgimi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci tha se ai nuk ka pronë, por gruas ia ka lënë kartelën e bankës që ajo të tërheqë para sa të dojë.

“Unë gruas ia kam lanë kartelën se s’kom pasuni e prej aty munet me marrë sa të don. Po e them si ni shembull prej vetës, që sa kom dhanë”, tha ai.

Madje Peci përmendi edhe një fjali “.. disa jem të pasun e disa të varfun, po atë pasuni që e kemi është mirë me nda me gratë, vajzat, nanat tona”, tha ai.

Peci pati një apel për gratë, u kërkoi atyre të jenë më të zëshme në atë që u takon, trashëgiminë në pronë.

“.. të jenë më të fuqishme, më të zëshme, mos ta kemi vetëm një Shyhrete Berisha, por disa Shyhrete. Kërkoni të drejtat, jo që i kërkojnë, por u takojnë”, tha ai.

https://kallxo.com/birn-prezanton-raportin-per-te-drejtat-e-gruas-ne-trashegimi/

Kryetari i Supremes tha se dëshiron që të ketë ligje të qarta në këtë drejtim, që më pas mos të ketë probleme në zbatim.

Në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave për të kërkuar të drejtat e tyre në trashëgimi”, në tryezën e organizuar nga Zyra e BIRN në Kosovë po diskutohet mbi të drejtat e pronës dhe trashëgimisë dhe analizën se si ligji përfaqëson gratë.

Në tryezë po marrin pjesë prokurorë, gjyqtarë, avokatë, noterë dhe përfaqësues te shoqërisë civile.

Analiza dhe sugjerimet nga kjo tryezë do të përfshihen në përpilimin e kërkesës për ndryshim të ligjit, nga BIRN Kosova.

https://kallxo.com/sejdiu-do-te-jem-bashkepunues-per-gjendjen-e-gruas-ne-shoqerine-tone/

Ky projekt mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID dhe implementuar nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – ATRC.