Kryetari i Suharekës kërkon mbylljen e kazinove

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka kërkuar që të marren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbylljen e kazinove në këtë komunë.

Ky vendim vjen një ditë pas vrasjes së 32 vjeçarit nga Mushtishti i Suharekës në një kazino të Suharekës.

“Sot kam dhënë urdhër për Drejtorinë e Inspekcionit dhe poashtu kam kërkuar mbështetjen e Policisë në Suharekë, për një operacion verifikimi në të gjitha këto objekte, ku zhvillohen lojërat e fatit”, ka njoftuar Muharremaj në rrjetin social ‘Facebook’.

KALLXO.com ka raportuar të dielen së në një kazino të Suharekës është vrarë një person në vendin e tij të punës.

Për këtë vrasje dyshohet një oficer i policisë gjë të cilën e kishte konfirmuar edhe vetë Policia në një konferencë për media.

Ndërkaq, Avokati Emrush Kastrati, mbrojtës i rreshterit të Policisë Sh.S., i cili i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e sotme në Suharekë, në një bisedë për KALLXO.com ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë provë që e ndërlidhin klientin e tij me vrasjen në kazino të Suharekës.

https://kallxo.com/oficeri-i-policise-dyshohet-per-vrasjen-e-sotme-ne-suhareke/

https://kallxo.com/avokati-nuk-ka-asnje-prove-se-polici-ka-kryer-vrasjen-ne-suhareke/