Kryetari i Obiliqit Dëshmi në Gjykimin për Parkun

Spasiq akuzohet për keqpërdorim detyre ose të autoritetit zyrtar, ngase sipas aktakuzës si anëtare e komisionit komunal për pranimin e punëve të kryera në parkun e qytetit të Obiliqit, përpiloi raportin se të gjitha punët e parapara në kontratë dhe aneks-kontratë kanë përfunduar.

Sipas aktakuzës, Spasiq e përpiloi këtë raport edhe pse e dinte se punët në Parkun Rekreativ të Obiliqit nuk ishin kryer, duke i shkaktuar dëm komunës dhe përfitim kompanisë “Ardi” që më 26 qershor 2013 nënshkroi kontratë për rregullimin e këtij parku.

Pas leximit të aktakuzës nga prokurorja, Spasiq u deklarua e pafajshme,ndërsa ps kësaj kryetari Xhafer Gashi nisi dëshminë.

Gashi tha se nga ankesat që kanë ardhur në komunë është formuar një komision vlerësues për punimet e kryera në park.

“Ne e kemi formuar një komision që të dalë në vend të ngjarjes dhe ta bëjë rivlerësimin e kryerjes së punimeve në projektin që po diskutohet-parkun dhe sipas komisionit lartësia e dëmit ka qenë diku rreth 23.000 euro,” tha  Gashi.

Pyetjes së kryetarit të trupit gjykues se a është bërë edhe një vlerësim tjetër për këtë projekt, kryetari i komunës Gashi iu përgjigj “po është bërë”. Ai tha se

“Dua të jem shumë i sinqertë se nuk e di saktësisht shumën e dëmit, por e di që ka qenë diku 5000 apo 6000 euro,” tha Gashi.

Mbrojtësi i të akuzuarës Spasiq, avokati Ramiz Suka, e pyeti dëshmitari Xhafer Gashi a mund ta na e thoni në përqindje ose në ndonjë formë tjetër sa prej këtyre punëve kanë mbetur të pakryera?  G

Gashi u përgjigj se komisioni për rivlerësim ka përcaktuar rreth 23.000 euro vlera materiale të punëve të papërfunduara, ndërsa sipas tij në vlerësimin e dytë që është bërë punët e pakryera janë konstatuar në vlerën 5.000 apo 6.000 eurove.

Pastaj dëshmoi Naim Miftari, aktualisht Drejtor i Administratës në Komunën e Obliqit që tha se sipas raporteve që janë bërë më vonë në lidhje me lëndën del se nuk kanë përfunduar të gjitha punimet që kanë qenë të planifikuara me këtë projekt.

Në aktakuzë me Spasiqin ishin të përfshirë edhe tre zyrtarë të tjerë të Komunës së Obiliqit të cilët pranuan fajësinë dhe u dënuan nga gjykata në janar të këtij viti.

Zejnullah Krasniqit dhe Haki Raqit iu shqiptua gjoba nga 2,500 euro ndërsa Bajram Paloji u gjobit me 2000 euro.

http://kallxo.com/te-korruptuarit-e-obiliqit-gjobiten-me-7-mije-euro/