Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, në takim me kryeprokurorin Imer Beka.

Kryetari i Fushë Kosovës takohet me kryeprokurorin e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha, ka pritur sot në takim kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Në këtë takim Berisha ka njoftuar kryeprokurorin me zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Fushë-Kosovës, për projektet që po realizohen dhe për angazhimin e administratës komunale në ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës.

Ndërsa kryeprokurori Beka është shprehur i kënaqur për vizitën në komunën e Fushë-Kosovës, të cilën e ka cilësuar si komunë me përkushtim ndaj qytetarëve.