Foto: Atdhe Mulla

Kryetari i Fushë- Kosovës merr vendim për pushimin pranveror të nxënësve

Kryetari i Komunës së Fushë- Kosovës, Burim Berisha ka marrë vendim që mësimi në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e  Fushë- Kosovës të mos zhvillohet në javën e parë të muajit prill.

Sipas njoftimit të komunës thuhet se mësimi nuk do ë mbahet për shkak se do të shfrytëzohet pushimi pranveror.

“Zëvendësimi i orëve të humbura, për shkak të grevës së mëhershme, do të bëhet vetëm të shtunave pas datës 8 prill 2019 dhe pjesa tjetër e mbetur në fund të vitit shkollor”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë ditës së djeshme, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës në arsim.

Por, në këtë seancë nuk është arritur që të miratohet rezoluta për këto orë të humbura.

https://kallxo.com/haradinaj-oret-e-humbura-ne-arsim-do-te-duhej-te-kompensoheshin/